Serbia do t’i ndihmojë serbët në Kosovë ta formojnë Asociacionin këtë muaj

Mos i humb

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se ajo do t’u japë mbështetje serbëve në Kosovë që gjatë muajt prill ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Tanjug.

Brnabiq tha se meqë Prishtina zyrtare nuk po dëshiron ta formojë Asociacionin ashtu siç kanë rënë dakord në Bruksel, atëherë këtë do ta bëjnë serbët një anshëm.

“Nëse Prishtina nuk dëshiron të respektojë angazhimet e saj, atëherë do t’u japë mbështetje të plotë serbëve në Kosovë që vet ta formojnë Asociacionin dhe kjo do të bëhet në prill”, ka deklaruar kryeministrja serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit