Serbia, letër liderëve evropianë kundër Kosovës

Mos i humb

Një ditë para se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të votojë për anëtarësimin e Kosovës, presidenti serb Vuçiç u ka dërguar letra 14 liderëve evropianë.

Shqetësimi serb ka të bëjë edhe me rezolutën për Srebrenicën që diskutohet me 17 Prill në Kombet e Bashkuara. Rezoluta për Srebrenicën sipas Vuçiç do të hapë “kutinë e Pandorës”.

Për ta bllokuar miratimin e anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mjaftonte 1/3 e deputetëve për të votuar kundër, por Serbia ka pak mundësi për ta arritur këtë.

Ministrat e Jashtëm do të votojnë në mesin e muajit maj dhe ky do të jetë edhe momenti kur Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës.

Nga 46 vende anëtare të Këshillit të Evropës, Kosovën e kanë njohur 34.

Ndërsa 12 nuk e kanë njohur. Por për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, Kosovës i duhen 31 vota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit