Serbia në ethe: SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, në “ofensivë” lobuese për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Turqia po lobojnë fuqishëm të disa vende afrikane për të votuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, shkruan Veçernje Novosti.

Sipas kësaj gazete serbe, anëtarët e delegacionit nga të tri këto vende, kanë për detyrë që gjatë pauzave të punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e vendeve të Afrikës, dhe t’i bindin ata për të votuar, pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Siç, shkruan kjo gazetë, këtë “presion”, për vendet e Afrikës, nga tri vendet e lartëshënuara, e ka konfirmuar përfaqësuesit e Guinesë, të cilit janë nën “presionin” për të votuar pro Kosovës në Interpol./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit