Veseli BE-së: Mbajeni fjalën për heqjen e vizave këtë vit

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk i ka shuar shpresat se liberalizimi i vizave do të ndodh ne këtë vit. Ai e ka një lutje për Bashkimin Europiane që të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave, dhe mos të  turpërohet me një vendim që ka dhënë fjalën se do të ndodh në këtë vit.

“Nuk ka arsye te shtyhet çështja e liberalizimit të vizave. Kosova e meriton  t’i ketë vizat. Kosova pret vendimmarrje e cila nuk e turpëron Bashkimin Europian, dhe te mbaj fjalën për liberalizim brenda këtij viti”, tha Veseli duke shtuar se Institucionet e Kosovës kanë kryer të gjitha detyrat karshi liberalizimit të vizave dhe pret vendimin final ne këtë vit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit