Serbia nervozohet me Zaevin: Nuk e mbajti fjalën për Kosovën

Mos i humb

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk e mbajti fjalën në lidhje me atë çka premtoi në Serbi.

Ky reagim i Vulinit erdhi pasi kryeministri i Maqedonisë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, ka thënë se Maqedonia do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset e saj.

Gjithashtu, Zaev ka thënë se Shkupi do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pasi Kosova si shtet i ri ka nevojë të përkrahet në të gjitha mekanizmat, shkruan b92.

“Siç paralajmëroi edhe presidenti Aleksandar Vuçiq muaj më parë, kryeministri maqedonas nuk e ka mbajtur fjalën e tij. Megjithëse publikisht premtoi se do të jetë i përmbajtur lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zaevi ka vendosur ta përkrahë Prishtinën”, ka thënë Vulin.
Kujtojmë, se Zaev sot ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, thënë Zaev./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit