Serbia vazhdon përpjekjet kundër Ushtrisë së Kosovës

Mos i humb

 

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i ka ftuar sot të gjithë serbët që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij do të shërbente vetëm për nxitje konfliktesh.

Gjuriç, siç ka thënë për tv pink, është mirë që Serbia në kushtet e shtimit të dhunës dhe të presioneve të shtuara po ia del që ta kundërshtojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Me krenari them se jemi kundër Ushtrisë së Kosovës unë, kryetari Aleksandar Vuçiç e qeveria dhe i ftoj të gjithë serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në këtë formacion i cili do të ishte ekskluzivisht dhe vetëm në shërbim të nxitjes së konflikteve”, tha Gjuriç.

Ai ka shtuar se serbët “janë para presioneve të mëdha dhe sulmeve që në kohët e fundit po shpeshtohen e që kanë për qëllim rëndimin e pozitës së përgjithshme të serbëve në mënyrë që pozicioni i Serbisë në negociata të jetë më i dobët.

“Ky qëllim nuk do të realizohet sepse serbët në Kosovë nuk frikësohen dhe ata me guxim e krenari ruajnë shtëpitë veta e ne do të vazhdojmë që si shtet të jemi solidarë dhe t’iu ndihmojmë në mbijetesën dhe ekzistencën e vet”, ka thënë Gjuriç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit