Sërish hapet linja telefonike mes dy Koreve

Mos i humb

Koreja e Veriut sërish ka hapur linjën e ndërprerë ushtarake telefonike me Korenë e Jugut.

Këtë e konfirmoi edhe qeveria në Seoul, duke theksuar se linja telefonike tërësisht do të jetë në funksion nga e mërkura.

Siç transmeton agjencia Yonhap, ky hap tregon për atë se dy Koretë kanë realizuar progres në takimin e parë formal në më shumë se dy vite.

Marrëveshje është arritur pas takimit të përfaqësuesve të dy qeverive, të cilët në fshatin kufitar Panmunjom biseduan për pjesëmarrje të delegacionit të Pyongyang në Lojërat e ardhshme Dimërore Olimpike në Korenë e Jugut.

Kanali komunikues është ndërprerë në vitin 2016 kur në masë shtesë u tensionuan marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit