Sërish molotovë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës

Mos i humb

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike si dhe Partia e Lirisë vijuan sot protestën e 12-të përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit po ndjekin të njëjtin skenar si në protestat e shkuara, duke hedhur molotovë drejt godinës së bashkisë, si dhe duke demonstruar akte dhune.

Po ashtu ata kanë vendosur goma të vjetra para bashkisë të cilave u kanë vënë flakën, ndërkohë që Policia bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Më herët, Policia njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e rendit të sigurisë, duke u bërë thirrje organizatorëve të distancohen nga dhuna, teksa ka vendosur një perimetër sigurie rreth bashkisë.

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës, drejtuesi politik i PD-së për degën e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se kushdo që ka prekur taksat e qytetarëve të Tiranës, që ka grabitur qytetarët do të përballet me drejtësinë dhe do të shkojë atje ku e meriton.

“Demokratë mos u mërzisni, me betejën tuaj, me qëndresën tuaj, ia dolëm të shembim planin e Edi Ramës që donte të linte vendin pa opozitë”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se “Bashkia e Tiranës është një çerdhe korrupsioni, ndërsa i drejtoi një thirrje Policisë së Tiranës që të arrestojë hajdutët që ndodhen në Bashki dhe mos guxojë të prekë qytetarët”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit