Sërish përçarje brenda BE-së, paralajmëron Austria: Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në union, ne duhet të dalim!

Mos i humb

Rekomandimi i komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Moldavisë ka krijuar sërish përçarje brenda Bashkimit Evropian.

Të rinjtë e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) kanë reaguar ashpër, duke shtruar pyetjen se “Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE, atëherë a duhet të largohemi?”

Kjo duket se ka marrë pëlqimin e shumicës së komentuesve, duke bërë që rinia e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) të fillojë diskutimet për tërheqjen e Austrisë nga BE, shkruajnë mediat serbe.

I të njëjtit mendim duket se është edhe eurodeputeti i FPÖ, Harald Vilimski, pasi i ka pëlqyer njoftimi dhe e ka shpërndarë atë.

Eurodeputeti

Austria u anëtarësua në BE në vitin 1995 dhe në sondazhet e opinionit, shumica e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit.

Eurobarometri tregon se 41% e austriakëve e konsiderojnë të mirë anëtarësimin në BE, ndërsa 40% thonë se nuk është as i mirë as i keq.

Vetëm 18% thanë se ishte keq që Austria u anëtarësua në BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit