Serri: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë eliminon të gjitha përpjekjet e Kosovës në BE

Mos i humb

Zëvendësshef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, është duke folur rreth  Raportit për Kosovën në  Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, tha se gjetjet e raportit tregojnë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë punë për tu radhitur në standardet evropiane.

Sipas tij, Kosova ka shënuar progres në disa fusha, por ka përmendur si sfidë luftimin e korrupsionit, çështjen e veteranëve të luftës si dhe emërimet në pozita të larta të pa merituara, dhe sundimin e ligjit të cilat  tha ai kanë eleminuar mundësinë për funksionimin e duhur të vendit.

“Vlerësimi vjetor që bëhet në krye të BE-së, e bëjmë për vendet që kemi këtë lloj marrëdhënie. Qëllimi i raportit është të tregoj përparim të procesit të zgjerimit të legjislacionit të radhitjes kur kemi të bëjmë me administratën dhe të gjitha problemet që po ndodhin ne Kosovë. Do të filloja me Kuvendin që ka të bëjë më sundimin e ligjit,. Do të vlerësoja Kuvendin, sepse ka kaluar nëpër pune të subvencionuar dhe keni prodhuar shumë ligje. Ka mungese të kuorumit, mungesë të strukturimit komunal për seancë plenare të cila kanë ndikim në produktivitetin e Kuvendit”, është shprehur Serri, për të shtuar më tej se duhet të rrisim funksionin e shoqërisë civile dhe organeve lidhur me këto.

“Kuvendi dhe qeveria luan një rolë të rëndësishëm, prandaj duhet shumë më tepër të bëhet në të ardhmen. Kodi penal është i rëndësishëm dhe ka sjell një grup të madh të veprave të cilat luftojnë korrupsionin. Krahasuar në disa vende në rajon Kosova duhet të krenohet në lidhje me raportin në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi Serri, duke kujtuar se Kosova është në fillim të fazës së përafrimit me legjislacionin e BE-së.

“Kosova po përmirësohet dhe ka instrumente që duhet zbatuar për tu radhitur me standardet e BE-së. Ne jemi koncentruar shumë në shprehinë e qeverisë për të marr vendime ad-hoc që kanë të bëjnë më frymën e objektivave. Futja e tarifës 100%, jemi shumë kritik për këtë, sepse kjo eliminon të gjitha përpjekjet e Kosovës në BE. Kemi grupe specifike që ka rritur pagat në sektorin publik dhe ka ndikim në sektorin privat, si dhe një breng tjetër janë edhe veteranët e luftës”, ka thë Serri.

Aika përmendur se pjesë e raportit është edhe ngritja e zyrtarëve në pozita të larta që ndikon në shumë fusha, që janë emërime të pamerituara.

“Ka shumë progres në disa fusha, dhe ne jemi duke menduar që të bëjmë ngritjen  e cilësisë në arsim, por ka nevojë të madhe për tu përqendruar edhe me tepër si dhe trajtimin e çështjet mjedisore dhe institucionet  këtë ta marrin seriozisht”, u shpreh Serri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit