Sezoni turistik 2022, Ibrahimaj: Kemi pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet

Mos i humb

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shprehur optimiste për turizmin në Shqipëri.

Ajo tha se sektori i turizmit është zhvilluar ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa theksoi se këtë sezon turistik janë rritur të ardhurat nga turizmi, me bizneset që kanë shënuar fitime nga turistët.

Ibrahimaj the sektori i turizmit ka kontribuar këtë vit me 17.5% në PDD-në e vendit. Ndër të tjera ministrja tha se këtë sezon turistik ka pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet.

“Kemi kaluar nga një sektor që kishte kontribut 3 deri në 5 % të PBB-së në një sektor që kontribuon në 17.5% të PBB. 

Kemi pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet në këtë sektor. Kemi pasur rritje të punësimit.

Bizneset dhe kapacitete turistike janë rritur, kjo tregon një ecuri shumë pozitive. Turizmi është sektor strategjik, prandaj kemi investuar në rrugë, siç ka qenë rruga e Arbrit.

Po ndërtohet aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogorasë për të tërhequr më shumë njerëz dhe turistë në Shqipëri. Kemi përjashtuar nga tatimet hotelet që janë me 4 dhe 5 yje.

Kemi reduktuar në 6% tvsh-në për hotelet. Jemi munduar të nxisim investimet në këtë sektor.

Do ta mbështesim sektorin e turizmi. Pritet që ky sektor të rritete me 5.8% vit pas viti”, tha Ibrahimaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit