Shala: Nëse Wolsvagen vjen në Kosovë, 10 vite nuk do të paguajnë taksa

Mos i humb

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i ftuar sot në panelin diskutues të Odes Ekonomike Gjermano- Kosovare, është shprehur se ministria që ai drejton është e gatshme dhe e përkushtuar që të bëjë sa më shumë lehtësime për bizneset e huaja në mënyrë që të krijohet ambient për tërheqjen e investitorëve të huaj, transmeton KosovaPost.

Ministri Shala, me këtë rast ka kujtuar edhe shkresën e tij zyrtare drejtuar Wolsvagen për te investuar në Kosovë, ndërsa ka konfirmuar se shumë shpejt do të udhëtoj në Gjermani për tu takuar me kompanitë që prodhojnë pjesë për Wolswagen.

‘A vjen a nuk vjen Wolsvagen në Kosovë ne nuk e dimë ende. Nëse vije Wolsvageni në Kosovë nuk do të jetë vetëm sukses i imi, por edhe i Qeverisë së Kosovës. Ta ndihmojmë vendin tonë, ta sjellim një investitor të tillë. T’ia eliminojmë taksat deri në 10 vjet. Shumë shpejt do të shkoj në Gjermani të takohem me pronarin e karrocerisë që prodhon për Wlsvagenin, si kompani që prodhojnë për Wolsvagen në mënyrë që ardhja të bëhet më e lehtë. Përpos që ta marrim brendin, synojmë edhe kompanitë tjera që punojnë  me të’, theksoi ministri Shala.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit