Shanghai, makina elektrike bie nga kati i tretë ku po testohej, dy persona humbin jetën.

Mos i humb

Dy persona humbën jetën pasi një makinë elektirke Nio ra nga kati i tretë i selisë së saj në Shangai.

Një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 17:20 me orën lokale, tha firma Nio.

Personat që humbën jetën ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa. Nio thotë se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.

Zona e katit të tretë nga ku ra makina përdoret si një sallë ekspozite, ku testohen automjetet dhe si një parking makinash.

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me departamentin e sigurisë publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit.

Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (jo i shkaktuar nga automjeti). “, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit