SHBA, 13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

Mos i humb

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin e Kalifornisë në SHBA.

Njoftimi u bë nga zëdhënësja i sherifit rajonal në Santa Barbara, Kelly Hoover, e cila tha se shumë shtëpi kanë mbetur nën dhe.

Ajo theksoi se rrënojat e mëdha të zvarritura si rezultat i stuhisë në jug të shtetit i cili muajin e kaluar u godit nga zjarret pyjore, kanë shkaktuar probleme serioze.

Bëhet e ditur se automjete të rënda ushtarake janë vendosur në aktivitetet e shpëtimit në mënyrë që të sigurohet qasje në rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara nga balta. Siç njoftohet, deri më tani me helikopterë janë shpëtuar 50 persona.

Nga ana tjetër, Dr. Brett Wilson nga Spitali Cottage në Santa Barbara, informoi për mediat se 20 persona janë hospitalizuar, prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë.

Në rajon ende janë duke vazhduar aktivitetet e kërkim-shpëtimit.

Zyrtari nga Zjarrfikësi Rajonal në Santa Barbara, Dave Zaniboni, më herët ka thënë se zjarret në jug të Kalifornisë në dhjetor shkatërruan vegjetacionin dhe se për këtë arsye reshjet kanë shkaktuar vërshim balte në rajon.

Ndryshe, zjarri që goditi rajonin e Los Angelesit në dhjetor para stuhisë, detyroi evakuimin e 700 shtëpive.

Ndërkaq, zjarri që shpërtheu më 4 dhjetor në jug të Kalifornisë shndërroi në hi një sipërfaqe prej 1.105 kilometrash katrorë në Ventura dhe Santa Barbara, ndërsa u regjistrua si zjarri më i madh në historinë e Kalifornisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit