Të paktën 2 000 njerëz janë arrestuar në kampuset amerikane si pjesë e protestave pro Gazës.
Vetëm në Kaliforni ka pasur 200 arrestime, duke e çuar totalin në më shumë se 2 000 arrestime që nga mesi i prillit, kur policia hyri për herë të parë në kampusin e Columbias.
Studentët deklaruan se ”vendimi i universitetit për të thirrur policinë që çoi në një bastisje në Hamilton Hall të pushtuar dhe më shumë se 100 arrestime, e kishte shkatërruar komunitetin universitar”.
Rektori i universitetit, Minouche Shafik, tha se ”ndjente thellësisht keqardhje që kishte urdhëruar ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve”.
“Do të duhet kohë për t’u shëruar”, shtoi ai në një mesazh një ditë pas operacionit.
Pas një nate kaosi dhe përplasjesh, kujtesa më e qartë e protestave të mëngjesit të së mërkurës ishin fletushkat e lagura që mbulonin rrugët përgjatë perimetrit të kampusit.


