SHBA, 5 vjet burg për piratin kompjuterik

Mos i humb

 

 

Një pirat kompjuterik nga Kanadaja është dënuar me 5 vjet burg me arsye se ka marrë pjesë në sulmet kibernetike ndaj Yahoo në SHBA për agjentët e inteligjencës ruse.

Gjykatësi Vince Chhabria, në seancën e mbajtur në San Francisco, piratin kompjuterik Karim Baratov e dënoi me 5 vite burg si dhe gjobë prej 250 mijë dollarësh.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë thuhet se 23 vjeçari Baratov, për shkak të piratërisë kompjuterike dhe spiunazh komercial, vitin e kaluar është ekstraduar nga Kanadaja në SHBA.

Qeveria amerikane vitin e kaluar kishte hapur padi ndaj 4 personave prej të cilëve 2 agjentë të inteligjencës ruse, për vjedhjen e të dhënave personale e të paktën 500 milionë përdoruesve të Yahoo-s me sulme kibernetike. Departamenti Amerikan i Drejtësisë, njofoi se këta 4 persona janë akuzuar për gjithsej 47 krime.

Shtetasit rusë Dmitry Aleksandrovich Dokuchaev, Igor Anatolyevich Sushchin dhe Alexey Alexseyevich Belan si dhe shtetasi i Kazakistanit dhe Kanadasë, Karim Baratov, pasi kanë hyrë pa leje në sistemin e Yahoo-s, kanë vjedhur të dhënat personale e të paktën 500 milionë përdoruesve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit