SHBA, aksident me 7 të vdekur në Florida

Mos i humb

Dy kamionë të mëdhenj dhe dy makina janë përplasur, pas së cilës ka rrjedhur nafta në rrugë e cila shkaktoi një zjarr të madh, ku jetën humbën 7 persona, njoftuan të enjten autoritetet në Florida të SHBA-ve.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën ndërshtetërore rreth 1,6 kilometra në jug të Alachua të shtetit federal amerikan Florida. Zjarri u shkaktua nga 190 litra derivate. Mediat lokale raportojnë se disa persona janë plagosur dhe se disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Zjarrfikësit e shuan zjarrin, por sipas autoriteteve, zjarri ka qenë aq intensiv saqë ka dëmtuar disa pjesë të rrugës.

Shërbimi për Patrullimin e Rrugëve në Florida (FHP) thotë se prioritet është të bëjnë një hetim të detajuar dhe të identifikojnë viktimat e aksidentit.

“Ende nuk e dimë nëse viktimat kanë vdekur në askident apo janë djegur në zjarr, gjë që do të na e vështirësojë identifikimin e tyre”, ka thënë Patrick Riordan, zëdhënësi i FHP-së.

Për shkak të aksidentit të tmerrshëm dhe zjarrit që shpërtheu, disa pjesë të autostradës janë mbyllur në të dy drejtimet, e cila ka shkaktuar kolona të gjata në trafik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit