SHBA akuzon forcat pro-siriane për ikjen e terroristëve të DEASH-it

Mos i humb

Zyrtarë ushtarakë të SHBA-ve theksojnë se forcat e opozitës siriane të mbështetura nga SHBA-të kanë vrarë mbi 20 terroristë të DEASH-it të cilët ikën nga një zonë e kontrolluar nga forcat pro-siriane të regjimit.

Sipas koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, i njohur zyrtarisht si Task Forca e Përbashkët e Kombinuar, një grup opozitar sirian i njohur si Maghawir al-Thawra të mërkurën herët zbuloi luftëtarë të DEASH-it në një zonë të kontrolluar nga forcat pro-siriane të regjimit në jug të Sirisë, në rajonin kufitar Al-Tanf.

Grupi Maghawir al-Thawra ka luftuar DEASH-in që nga viti 2015 në zonën tri-kufitare të Irakut, Sirisë dhe Jordanisë. “Terroristët e DEASH-it lëvizën lirshëm përmes një zone të kontrolluar nga forcat pro-siriane”, tha zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, Ryal Dillon.

“Kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që autokolona e terroristëve të DEASH-it, duke ikur në mesin e luginës së lumit Eufrat, kalon përmes territorit të kontrolluar nga regjimi”, tha ai

Një nga drejtuesit e kolacionit, Jonathan Braga, tha se “pavarësisht pranisë së forcave të regjimit sirian në rajon të mbështetura nga Rusia, DEASH ende gjen mënyra për të lëvizur lirshëm përmes linjave të regjimit dhe paraqet një kërcënim”. Ai shtoi se koalicioni do të vazhdojë të punojë me forcat partnere për të parandaluar që DEASH të ri-krijojë një pikëmbështetje në këtë zonë.

Megjithatë, sipas dëshmitarëve okularë dhe raportimeve të medias, SDF, grupi i armatosur i mbështetur nga SHBA-të, i kontrolluar dhe i drejtuar nga terroristët e PKK/PYD në Siri, gjithashtu ka arritur marrëveshje me terroristët e DEASH-it, duke u lejuar atyre kalimin e sigurt më shumë se një herë.

SHBA-të kanë mbështetur PKK/PYD- nën emrin SDF, e cila nga Turqia është konsideruar si dega siriane e organizatës terroriste PKK që ka zhvilluar një luftë më shumë se 30 vjeçare kundër shtetit turk.

Që kur PKK filloi fushatën e saj terroriste në Turqi, në vitin 1984, duke përfshirë edhe foshnjat janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë mbi 1.200 vetëm që nga korriku i vitit 2015.

Talal Silo, një ish-komandant dhe zëdhënës i SDF-së, më parë këtë muaj tha për AA se Këshilli Ushtarak Manbij i dominuar nga SDF-ja dhe i ngritur kur qyteti ishte marrë nga DEASH-i, lejoi 2.000 terroristë të DEASH-it të largohen nga qyteti.

Silo tha se terroristët e DEASH-it blen dokumente nga SDF-ja duke i lejuar ata të largohen për më pak se 200 dollarë amerikan. Ai shtoi se edhe komandantët e lartë të DEASH-it, ishin në gjendje të blinin letrat për disa mijëra dollarë.

“Rreth 2.000 militantë u larguan nga qyteti Manbij. Unë isha aty kur u larguan, ata ishin në gjendje të merrnin letra nga komandantët e SDF-së”, tha gjiithashtu Silo për të përditshmen britanike “The Times”, të martën e kaluar.

Dke treguar se një marrëveshje e ngjashme u ndërmjetësua në Al Tabqah dhe lumin Eufrat, Silo tha se SDF-ja dhe SHBA-të kanë dhënë “siguri” përderisa ata drejtoheshin drejt Jarablusit në kufirin turk.

Zbulimi i tij vjen pasi muajin e kaluar BBC njoftoi se SDF-ja dhe SHBA-të më 12 tetor lejuan 250 terroristë dhe 3.500 anëtarë të familjeve të tyre të iknin në Rakka. Sipas raportit, DEASH gjithashtu tërhoqi të paktën dhjetë automjete të ngarkuara me armë dhe municione, ndërsa mes luftëtarëve kishte edhe të huaj përkrah irakianëve dhe sirianëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit