SHBA dërgon ushtarë shtesë në Kosovë

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë ushtarë të rinj në Kosovë, në pranverë.

Ushtarët amerikanë do të vijnë nga Ekipi Luftarak i Brigadës së Dytë i Fort Karsonit.

Batalioni i Tretë i Regjimentit të 61’të të Këmbësorisë do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82’të Ajror, të cilët janë dislokuar për të ndihmuar Grupin Multinacional Luftarak Lindor në Kosovë, raporton “The Gazette” nga Kolorado.

Sipas ushtrisë amerikane, grupi luftarak në fjalë zhvillon “operacione në mbrojtje të paqes” dhe përbëhet nga 1.000 trupa nga pesë shtete – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan Express.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit