SHBA dhe BE me mekanizëm të përbashkët të dialogut ndaj Kinës

Mos i humb

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell hodhën hapin e parë të një procesi dialogu që parashikon ndjekjen nga afër të çështjeve lidhur me Kinën dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan dhe shërbimi i marrëdhënieve me jashtë të BE-së, thuhet se Pompeo dhe Borrel zhvilluan një bisedë telefonike.

“Pompeo dhe Borrell filluan procesin e një dialogu të ri me qëllim për të diskutuar në një bazë të përbashkët dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse mes SHBA-së dhe BE-së për të gjitha çështjet lidhur me Kinën”, thuhet në deklaratë.

Në bazë të dialogut që do të zhvillohet mes Departamentit Amerikan dhe shërbimit të marrëdhënieve me jashtë të BE-së, do të monitorohen në mënyrë gjithëpërfshirëse çështje të tilla si regjistrat e të drejtave të njeriut të Kinës si dhe ato të sigurisë dhe plurarizmit.

Më tej bëhet e ditur se Pompeo dhe Borrell kanë diskutuar edhe për konfliktin që vazhdon në Malësinë e Karabakut dhe se ata kanë bërë thirrje që palët “duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin dhe të zbatojnë armëpushimin”.

Pompeo dhe Borrell theksuan se palët përkatëse duhet të takohen sa më parë në kuadër të Grupit të Minskut. Ata bënë thirrjen që “elementët e jashtëm” të qëndrojnë larg hapave që do të rrisin konfliktin në rajon”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit