SHBA dhe Brazili mbi 1000 vdekje në ditë… Banka Botërore: 100 milionë njerëz në rrezik varfërie ekstreme

Mos i humb

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar me infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi është rritur në 23 milionë, për një total prej rreth 800 000 vdekjesh

Shtetet e Bashkuara kanë arritur kuotën e 175.400 viktimave për shkak të virusit Covid 19 dhe 5 milionë e 618 mijë raste të Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u regjistruan 1067 viktima të shkaktuara nga infeksioni i koronavirusit dhe sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë është rritur në kuotën e 175.245 personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit Covid 19. 

Vetëm në New York City, kanë vdekur 23.641persona, në New Jersey 15.941, në California 11.886, në Teksas 11,391, në Florida 10.168. Gjithashtu totali i të infektuarve është rritur në mbi 5 milionë e 600 mije

Në Brazil mbi një mijë vdekje

Brazili regjistroi në 24 orët e fundit 1.054 vdekje dhe 30.355 infeksione të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vend është rritur në 3.532.330, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 113.358. Shkalla e vdekshmërisë mbetet e qëndrueshme në 3.2%, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 53.9 njerëz për çdo njëqind mijë banorë.

Banka Botërore: Covid mund të çojë ne varfëri 100 milion njerëz

Sipas Bankës Botërore, kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia mund të çojë në varfëri ekstreme deri 100 milionë njerëz. Banka pak kohë më parë kishte bërë vlerësime pëe 60 milionë.
Drejtori i BB, David Malpass tha se shifra mund të rritet edhe më shumë në varësi të kohëzgjatjes së pandemisë.

Dy mijë raste Covid në Gjermani
Gjermania për herë të parë që nga fundi i prillit është rikthyer për të tejkaluar pragun e 2000 infeksioneve të reja në 24 orë. Sipas Institutit Robert Koch, qendra kombëtare epidemiologjike gjermane rastet e fundit të identifikuara ishin 2055, duke tejkaluar kështu 2035 infeksionet e 25 prillit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit