SHBA godet kampin e talebanëve në Afganistan

Mos i humb

Forcat amerikane të angazhuara në Afganistan në kuadër të NATO-s kanë goditur me avionë bombardues B-52 një kamp trajnimi të organizatës terroriste talebane në provincën Badahshan në verilindje të vendit.

Siç thuhet në një deklaratë nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Afganistan, bëhet fjalë për një kamp në kufirin e Badahshanit me Kinën dhe Taxhikistanin.

Në deklaratë theksohet se sulmi ajror ka patur për qëllim parandalimin e ndikimit të organizatave terroriste dhe se gjatë sulmit janë shkatërruar automjete të poseduara nga talebanët.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se talebanët kanë tentuar t’i shënjestrojnë civilët pasi janë përballur me dështim në zonën e luftës.

Forcat amerikane nuk kanë njoftuar se sa terroristë kanë vdekur gjatë sulmit.

Vitin e kaluar, njësitet amerikane kishin përdorur bombëm GBU-43, e cila u njoh si “nëna e të gjitha bombave”, kundër organizatës terroriste në provincën Nangarhar në lindje të vendit.

Rritje e sulmeve terroriste

Si pasojë e rritjes së incidenteve terroriste në Afganistan, në muajin janar jetën e humbën 282 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë, shumica prej të cilëve civilë, në gjithsej 22 sulme terroriste të organizuara nga talebanët dhe DEASH.

Akti më i përgjakshëm ishte sulmi vetëvrasës në afërsi të ish-Ministrisë së Brendshme, në të cilin jetën humbën 103 persona, kurse mbi 250 u plagosën. Për shkak të intensitetit të sulmit, shumica e viktimave ende nuk janë identifikuar.

Ekspertët vlerësojnë se përmes sulmeve ndaj civilëve si “caqe të lehta”, talebanët dhe DEASH mundohen të japin mesazhin “jemi të fuqishëm”.

Strategjia e re e SHBA-ve për Afganistanin

SHBA-të kanë rritur sulmet ajrore ndaj grupeve terroriste që kur presidenti Donald Trump shpalli strategjinë e re në gusht të vitit 2017. Avionët amerikanë hodhën 503 bomba në gusht të vitit 2017 dhe 751 në shtator.

Në fjalën e tij në bazën Fort Myer në Virginia lidhur me strategjinë e re për Afganistanin, Trump deklaroi se do të vazhdojnë luftën në mënyrë që t’i “parandalojnë pasojat e parashikueshme dhe të papranueshme” të tërheqjes së shpejtë të SHBA-ve nga Afganistani.

Trump ka thënë se SHBA-të do të veprojnë në terren në Afganistan sipas gjendjes, duke shtuar se “afganët do të ndërtojnë vetë kombin e tyre dhe do ta caktojnë vetë të ardhmen e tyre”.

“Ne duam që ata të jenë të suksesshëm”, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit