SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale

Mos i humb

Mjekët ndeshen me të papriturën! Lind fëmija i parë me antitrupa ndaj Covid-19

Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Një vit pas tërmetit hetimet me “hapin e breshkës”, lirohen 50 të arrestuarit. Ja personi i vetëm pas hekurave

Mbushet sot plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku për 31 sekonda dhjetëra banesa në Durrës, Thumanë e...

Erdoğan: Turqia mund t’i shtojë masat kundër virusit nëse është e nevojshme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij mund të marrë masa të mëtejme për të ndaluar përhapjen e...

Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE arritën në shtator nivelin më të lartë që pas pandemisë, e dyta në botë

Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian e të tjera europiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke...

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e fundit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë, tha Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës thanë se aktivitetet e hakerëve të mbështetur nga Rusia, datojnë së paku nga fundi i shtatorit.

Agjencitë thanë se, deri më sot, nuk ka asnjë tregues se hakerët kanë çrregulluar aviacionin, arsimin, zgjedhjet apo operacionet qeveritare.

“Megjithatë, aktori mund të përpiqet të sigurojë qasje në opsione të ardhshme, për të ndikuar në politikat dhe veprimet e SHBA-së, ose për të delegjitimuar” shtetet dhe qeveritë lokale, thanë agjencitë.

Ato nuk përmendën se kush ose çfarë është vënë në shënjestër, por vetëm thanë se fushata ishte kundër “një shumëllojshmërie të gjerë të shënjestrave në SHBA”.

Sipas dy agjencive, hakerët, e identifikuar si Berserk Bear, Energetic Bear, Dragonfly e tjerë, kanë komprometuar me sukses infrastrukturën e rrjetit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë.

Paralajmërimi vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se Rusia, e cila ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit president, po përpiqet të ndërhyjë sërish në zgjedhje.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bora mbulon Zvicrën, saktësisht në ditën e parë të dimrit meteorologjik

Pikërisht në ditën e fillimit meteorologjik të dimrit, në pjesën më të madhe të Zvicrës bora ka filluar të bjerë edhe në...

Rreziku i vetëvrasjeve të të prekurve me COVID lidhet me hidroksiklorinën

Përdorimi i klorinës apo hidroksikorinës, ilaçe të përdorur kundër covid 19 mbi të gjitha në fazat e para të emergjencës mund të...

Europa pa vaksinë ndaj COVID-19 para 2021, Agjencia e Barnave cakton datat për të shqyrtuar aplikimet e Pfizer dhe Moderna

Europa duket se me të gjitha gjasat do e mbyllë këtë vit pa një vaksinë ndaj COVID-19. Agjencia Europiane...

Kosova regjistron 10 të vdekur dhe 521 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi...

Zvicra shtrëngon masat deri më 23 dhjetor, për t`i zbutur ato në Krishtlindje

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset planifikon të shtrëngojë masat e koronavirurit deri në Krishtlindje. Por vetë festa  familjare do të mundësohet të...