SHBA-ja i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë 300 milionë dollarë

Mos i humb

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi sot një paketë tjetër të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë rreth 300 milionë dollarë, ndërsa Kievi vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.

Sipas Pentagonit, paketa përfshin municione për sisteme të ndryshme të armëve që SHBA-ja ia ka dorëzuar tashmë Ukrainës.

Njoftimi vjen pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden premtoi një raund tjetër të pajisjeve ushtarake për Ukrainën gjatë samitit të G7, në Japoni.

SHBA-ja konsiderohet aleati më i rëndësishëm i Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus dhe ka ofruar ndihmë ushtarake në një shkallë masive.

Sipas shifrave të Pentagonit, SHBA-ja i ka ofruar Kievit një ndihmë ushtarake prej rreth 35.2 miliardë eurosh që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit