“SHBA ka më shumë trupa në Afganistan sesa dihen”

Mos i humb

SHBA ka 3.500 trupa në Afganistan për momentin, që është 1.000 më shumë sesa shifra e deklaruar zyrtarisht 2.500, sipas një raporti të “The New York Times”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Washingtoni duhet të tërheqë të gjitha trupat nga Afganistani deri më 1 maj, në përputhje me marrëveshjen midis talebanëve dhe administratës së ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar.

Megjithëse 1.000 trupa shtesë janë një numër i vogël krahasuar me rreth 100 mijë trupa amerikane të vendosura në Afganistan në kulmin e luftës, kjo e komplikon marrëveshjen për Shtëpinë e Bardhë, pasi disa në Washington janë kundër tërheqjes.

Disa ligjvënës amerikanë në Kongres kërkuan vazhdimisht rritjen e numrit të trupave nëse SHBA do të vendoste për të qëndruar në Afganistan përtej datës së tërheqjes.

Ndërsa talebanët duan që të gjitha trupat amerikane të largohen nga vendi, forcat e sigurimit të qeverisë afgane mbështeten në mbështetjen ajrore amerikane.

Në përpjekje për përshpejtimin e procesit të ngecur të paqes, një takimit midis përfaqësuesve të qeverisë afgane dhe talibanëve do të organizohet në Turqi, sipas një letre javën e kaluar, të publikuar nga media afgane TOLO.

Letra u dërgua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, presidentit të Afganistan, Ashraf Ghani.

“Ne do t’i kërkojmë qeverisë së Turqisë që të organizojë një takim të nivelit të lartë mes dy palëve në javët e ardhshme për të përfunduar marrëveshjen e paqes. Unë (Blinken) ju bëj thirrje (Ghani) ose të caktuarit tuaj të bashkoheni me përfaqësues të tjerë të Republikës Islamike (të Afganistanit) në këtë takim”, thuhej në letër.

Blinken tha se Washingtoni ka synuar gjithashtu të kërkojë nga OKB-ja të mbledhë ministrat e jashtëm dhe të dërguar nga Rusia, Kina, Pakistani, Irani, India dhe SHBA-ja për të diskutuar se si të promovojnë paqen në Afganistan.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit