SHBA, klientët bojkotojnë palestrat për shkak të mbledhjes së fondeve për Trumpin

Mos i humb

Konsumatorët e një kompanie fitnesi në SHBA po nxitojnë të anulojnë anëtarësimin e tyre pasi zbuluan se njëri prej investitorëve ishte mbledhës fondesh për mikun e tij, Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Sipas një reviste në Los Angeles të mërkurën, marka Equinox ka qenë në shënjestër që kur kundërshtarët e Trumpit në të gjithë vendin dëgjuan për investitorin Stephen Ross që mblodhi fonde të mëdha për rizgjedhjen e Trump.

Mijëra amerikanë shprehën indinjatë ndaj Ross dhe Trump në Twitter, duke paralajmëruar anulimet e anëtarësimit të tyre ose duke u zotuar se këtë do ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Equinox të mërkurën lëshoi një deklaratë lidhur me shqetësimet e klientëve duke thënë se “nuk ka asnjë lidhje” me mbledhësin e fondeve dhe “nuk e mbështet atë” në përputhje me politikën e saj duke qëndruar jashtë politikës.

“Z.Ross është një investitor pasiv dhe nuk është i përfshirë në administrimin e asnjërit biznes”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Përkundër deklaratës së kompanisë, shumë amerikanë duke përfshirë edhe disa figura të famshme vazhdojnë të mbështesin fushatën e anulimit të anëtarësisë.

Fushata për rizgjedhjen e Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) ka arritur në mbi 100 milionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2019, njoftoi komiteti në korrik, që janë shumë përpara Demokratëve në mbledhjen e fondeve zgjedhore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit