SHBA, mbi 61 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 61.005, pasi 2.637 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë.

Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA është rritur në 1.040.608, me 27.440 raste të reja në 24 orët e kaluara, treguan të dhënat e përditësuara të Universitetit Johns Hopkins.

Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 239.639 të infektuar, Italia me 203.591 dhe Franca me 166.628.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, me 299.691 raste dhe 23.477 viktima.

Pas New York-ut vijojnë New Jersey me 116.365 të infektuar dhe Massachusetts me 60.265.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 6,2 milionë teste për COVID-19, ndërsa 124.023 të infektuar janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit