SHBA, më shumë 500 mijë të infektuar me COVID-19

Mos i humb

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi, pasi numri i të infektuar është 502.876.

Përditësimet e shifrave të viktimave të SHBa bëhen orë pas orë, por Washington Post ka publikuar shifrat zyrtare të ditës së premte, ku shihet se janë mbi 2000 viktima brenda 24 orëve.

New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, pasi ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave.

Ndërkohë SHBA është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi, por duket se shumë shpejt numri i viktimave do të jeetë më i lartë se çdo vend tjetër.

Ekspertët kanë deklaruar se kjo javë do të ketë “pikun e vdekjeve”, ndaj shifrat priten të rriten edhe më shumë.

Shumë i ulët është edhe numri i të shëruarve, pasi vetëm 27.314 persona ia kanë dalë ta mposhtin COVID-19, një shifër shumë e vogël krahasuar me numrin e të infektuarve.

Probleme ka edhe në spitale, pasi numri i shtretërve është shumë i vogël në krahasim me të infektuarit.

Ndërkohë në të gjithë botën janë regjistruar rreth 1.7 milionë të prekur, ndërsa numri i viktimave është mbi 100 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit