SHBA, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 2 milionë

Mos i humb

Deri më tani, në SHBA janë regjistruar gjithsej 2.000.464 raste me COVID-19, duke përfshirë mbi 114 mijë të vdekur dhe mbi 533 mijë të shëruar.

Miliona amerikanë po mbushin rrugët e qyteteve amerikane në kuadër të protestave të lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë” (Black Lives Matter) pas vrasjes së afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd teksa po arrestohej nga forcat policore.

Përpos kësaj, nga 20 maji, çdo shtet amerikan që kishte urdhëruar qëndrimin në shtëpi, filloi të heqë kufizimet për bizneset dhe hapësirat publike.

COVID-19 vazhdon të përhapet në kontinentin amerikan përderisa përhapja e tij është frenuar në pjesët më të madhe të botës.

Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë (PAHO) ka paralajmëruar se qershori do të jetë muaj kritik për pandeminë e koronavirusit në Amerikën Latine, një rajon që po ndjen efektet e pandemisë me ashpërsi të madhe.

Nga Meksika deri në Argjentinë, rastet me koronavirus vazhdojnë të rriten me disa përjashtime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beson se ka shkaqe shqetësuese dhe se nevojiten “udhëheqja e fuqishme qeveritare” dhe solidariteti.

Ekziston shqetësim i veçantë që situata shëndetësore në rajon mund të përkeqësohet akoma me ardhjen e dimrit jugor, sezonin e gripit në Amerikën e Jugut dhe sezonin e uraganeve në Karaibe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit