Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për denuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.
Pompeoi lëvdeoi eprorin e tij, Presidentin Trump.
“Asnjë President nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë saqë udhëheqja koreano-veriore të mendonte denuklearizimin, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”, shtoi ai.
Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Phenian, Pompeo tha se është i bindur se Koerja e Veriut “ka të njëjtin objektiv me popullin amerikan” në këtë drejtim.
Pompeo tha se synimi i takimit mes udhëheqësve Trump dhe Kim më 12 qershor është të “përcaktojnë kornizën” në bazë të së cilës të negociohen dhe finalizohen termat e denuklearizimit dhe garancive për sigurinë.
Top Channel