Zjarr në rafinerinë që ndot mjedisin

Mos i humb

 

Një zjarr i fuqishëm përfshiu rafinerinë e naftës që ndodhet në fshatin Balldren të Elbasanit.

 Flakët u përhapën me shpejtësi në një pjesë të konsiderueshme të rafinerisë.

Zjarrfikëset u thërritën në vendin e ngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë arritën që të neutralizojnë përhapjen e tyre dhe në fund asgjësimin e plotë të rrezikut.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten për t’u përcaktuar nga hetimi që është hapur, ndërsa kujtojmë se kjo rafineri është denoncuar nga Top Channel për ndotjen e mjedisit dhe punën nën standardet e parashikuara me ligj.

 Më 21 prill, prokuroria njoftoi nisjen e hetimeve ndaj kësaj rafinerie për hedhjet e mbetjeve toksike në përroin aty pranë, ndërsa 14 ditë më vonë, Top Channel tregoi efektet e kësaj ndotjeje tek tokat bujqësore aty pranë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit