SHBA përshëndet vendimin për armëpushim në Afganistan

Mos i humb

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur vendimin e presidentit afgan, Ashraf Ghani, për armëpushimin në luftën kundër talebanëve.

Zëdhënësja e Departamentit, Heather Nauert, lëshoi një njoftim ku theksohet kënaqësia për shkak të vendimit të autoriteteve afgane.

Shpresohet se ky armëpushim i kushtëzuar, i cili sot hyn në fuqi do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të popullit afgan dhe arritjen e paqes së përhershme.

“SHBA-të dhe aleatët tanë ndërkombëtarë mbështesin këtë nismë të popullit dhe qeverisë afgane dhe sugjerojmë që talebanët t’i përmbahen thirrjes. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare shpresojmë se populli afgan do ta shënojë Kurban Bajramin në paqe dhe mirëqenie”, shtoi Nauert.

Ghani të dielën, me rastin e shënimit të Kurban Bajramit, paralajmëroi armëpushim me talebanët, që hyn sot në fuqi, ndërsa do të zgjasë derisa talebanët t’i përmbahen.

Talebanët paralajmëruan lirimin e të burgosurve që gjenden në duart e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit