SHBA, qindra demonstrantë mblidhen për të mbështetur ushtarët turq në Idlib

Mos i humb

Qindra turq, sirianë dhe muslimanë amerikanë që jetojnë në Los Angeles të SHBA-ve mbajtën demonstratë solidariteti për ushtarët turq në Idlib, Siria veriperëndimore, ku po angazhohen për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të vitit 2018 me Rusinë.

Eventi u organizua në qytetin Anaheim, pjesë e zonës metropolitane të Los Angelesit, nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC), Shoqata TURCA dhe Koalicioni Siriano-Amerikan (SAC).

Demonstruesit mbanin në duar flamuj turq, amerikanë dhe sirianë si dhe pankarta me mbishkrimet “Ne mbështesim Turqinë”, “Fundi i masakrës nga Asadi” dhe “Fundi i okupimit rus dhe iranian në Siri”.

Pas intonimit të himnin kombëtar turk, u lexuan emrat e ushtarëve turq me zë të lartë, të cilët u martirizuan në sulmin në Idlib muajin e kaluar, duke brohoritur “të pranishëm” pas çdo emri.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Los Angeles, Oguz Can tha se është i kënaqur të shohë pjesëmarrjen e sirianëve në demonstratën e solidaritetit.

Ebru Awad, kreu i TURCA, theksoi rëndësinë e bashkimit si turqit, sirianët dhe muslimanët amerikanë për shfaqjen e solidaritetit me ushtarët turq.

Hussam Ayloush, drejtori ekzekutiv i seksionit të Los Angelesit në Këshillin e Marrëdhënieve Amerikano-Islame dhe kryetari i SAC, Zeki Lalabiyah gjithashtu morën pjesë në këtë aktivitet.

Ayloush tha se Turqia gjithmonë ka qenë zëri i njerëzve të shtypur në Siri.

Lalabiyah, nga ana e tij, tha se: “Ne i mbështesim plotësisht operacionet e Turqisë në veri të Sirisë dhe nuk harrojmë kurrë atë që u bënë sirianëve të persekutuar”.

Javët e fundit, forcat e regjimit sirian rritën sulmet ndaj trupave turke në provincën Idlib. Ushtarët turq kanë punuar për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të vitit 2018 me Rusinë, sipas së cilës aktet e agresionit janë të ndaluara në rajon.

Ankaraja filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” më 27 shkurt pasi 34 ushtarë turq u martirizuan në Idlib.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit