SHBA: Regjimi sirian vazhdon sulmet në Gutën Lindore

Mos i humb

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert deklaroi se regjimi sirian vazhdon sulmet në Gutën Lindore, përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

“Regjimi sirian me mbështetësit e tij rus dhe iranian vazhdon sulmet në Gutën Lindore, përkundër vendimit të KS-OKB-së”, ka shkruar Nauert në llogarinë e saj në Twitter lidhur me sulmet e regjimit të Asadit.

“Regjimi pretendon se po lufton kundër terroristëve por me sulmet ajrore, gjuajtjet artilerike dhe sulmet tokësore terrorizon qindra mijëra civilë. Përdorimi i gazit klorin nga regjimi e përkeqëson edhe më tej gjendjen e popullatës civile”, thotë Nauert.

Ajo tha se “nëse Rusia dëshiron ka ndikim për t’i ndalur këto sulme, ashtu siç kërkon vendimi për armëpushim i KS-OKB-së”. “SHBA bën thirrje që sa më parë t’u jepet fund këtyre sulmeve dhe ndihmat humanitare të arrijnë në mënyrë emergjente tek personat në nevojë”, thotë Nauert.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit