“SHBA së shpejti me sanksione më të vështira ndaj Koresë së Veriut”

Mos i humb

Zv/presidenti amerikan Mike Pence tha se SHBA-të janë duke u përgatitur për shpalljen e “sanksioneve më të vështira ekonomike dhe më agresive deri më tani”, ndaj Koresë së Veriut, me çka duan të rrisin presionin mbi qeverinë luftarake në Phenian gjatë Olimpiadës Dimërore në Korenë e Jugut.

“SHBA-të së shpejti do të publikojnë sanksionet më të vështira dhe më agresive ekonomike kundër Koresë së Veriut deri më tani. Do të vazhdojmë ta izolojmë Korenë e Veriut, derisa ajo të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe testimi i raketave balistike një herë e përgjithmonë”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së.

Pence, i cili të premten në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang do të udhëheq delegacionin e SHBA-së, sanksionet i paralajmëroi të mërkurën gjatë qëndrimit të tij në Japoni, ku u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Ai theksoi se do të udhëtojë në Pyeongchang ashtu që Koreja e Veriut të mos “rrëmbejë” lojërat, kurse orari i tij në Pyeongchang përfshin pjesëmarrjen në ngjarjet simbolike që do të tregojnë në shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe programit të saj bërthamor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit