Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 832.148, prej të cilëve 1.773 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 57,76 milionë, me 665.190 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,80 milionë raste të konfirmuara dhe 76.760 të vdekur.
Në SHBA deri më tani më shumë se 245 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 206 milionë dozën e dytë dhe mbi 72 milionë kanë marrë tri doza.