SHBA – Ushtria rrëzon dronë iranianë mbi Ngushticën e Hormuzit

Mos i humb

Ushtria amerikane njoftoi se kishte rrëzuar disa dronë iranianë që synonin anije tregtare në tranzit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Komanda Qëndrore e Shteteve të Bashkuara  (CENTCOM) tha se Irani lëshoi disa dronë sulmues në përpjekje për të goditur anije tregtare që po kalonin nëpër këtë korridor strategjik detar.

“Forcat amerikane i kanë rrëzuar të gjithë këta dronë gjatë orëve të fundit, ndërsa qarkullimi në ngushticë vazhdon pa pengesa. Korridori ndërkombëtar tregtar mbetet i hapur për lundrim”, thuhet në deklaratë.

Ushtria amerikane nuk dha detaje të mëtejshme mbi numrin e dronëve të rrëzuar apo mënyrën e operacionit.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ushtria amerikane ka ndihmuar cisternat e naftës dhe anijet tregtare të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në kuadër të asaj që ai e quajti një “mision sekret” për të mbajtur të hapur këtë rrugë kyçe detare.

Sipas një raporti të organizatës “UK Maritime Trade Operations”, aktualisht më pak se 10 anije kalojnë çdo ditë nëpër ngushticë.

Para se Irani ta bllokonte praktikisht këtë rrugë si përgjigje ndaj konfliktit me SHBA-në, rreth 130 anije kalonin çdo ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit