SHBA, vendosja e detyrueshme e maskës në mjetet e transportit publik deri më 13 shtator

Mos i humb

Në SHBA është zgjatur deri në shtator vendosja e detyruar e maskës për udhëtimet në mjetet e transportit publik dhe mjeteve të tjera të udhëtimit si avionë, trena, autobusë, praktikë kjo e aplikuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA)

Administrata e Sigurisë së Transportit njoftoi se rregullorja e shpallur më 1 shkurt, afati i së cilës përfundonte më 11 maj do të jetë e vlefshme deri më 13 shtator.

Sipas rregullores, vendosja e maskës është e detyrueshme në avion, tren, autobus dhe në mjetet e transportit publik si dhe në aeroporte dhe stacionet e trenit.

Për ata që shkelin rregulloren do të zbatohet një gjobë deri më 1.500 dollarë.

Nga kjo rregullore do të jenë të përjashtuar fëmijët nën moshën 2 vjeç dhe disa persona me aftësi të kufizuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit