Shefat e mbrojtjes turke dhe ruse diskutojnë zhvillimet në Idlib

Mos i humb

Zyrtarët më të lartë të mbrojtjes së Turqisë dhe Rusisë realizuan një bisedë telefonike për të diskutuar zhvillimet e fundit Idlib, provincën veriperëndimore siriane të kontrolluar nga opozita, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, përmes një telefonate ka diskutuar me homologun e tij rus Sergey Shoygu çështjet rajonale të sigurisë, veçanërisht zhvillimet e fundit në provincën Idlib të Sirisë dhe masat që do të ndërmerren për të zvogëluar tensionet në zonë, brenda suazave të marrëveshjes së nënshkruar në Soçi”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ministria turke.

Sipas burimeve të mbrojtjes civile, të paktën 167 civilë kanë humbur jetën në Idlib që nga 25 prilli, ndërsa më shumë se 415 të tjerë janë plagosur nga sulmet e regjimit.

Rreth 1,5 milion njerëz aktualisht banojnë në Idlib. Gjysma e tyre janë të zhvendosur nga pjesë tjera të shtetit të shkatërruar nga lufta civile.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Megjithatë, regjimi në vazhdimësi i ka thyer kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së deeskalimit.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit përdori dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit