Shefi i NATO-s dënon sulmet e regjimit sirian dhe Rusisë në Idlib

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmet e regjimit sirian të Bashar al-Assadit dhe aleatit të tij Rusisë në Idlib dhe ka bërë thirrje t’i japin fund agresonit (AA).

Duke folur për AA, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shpalosi detaje rreth bisedës telefonike të zhvilluar më parë midis shefit të NATO-s dhe ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Stoltenberg ka dënuar sulmet e rastësishme ajrore të regjimit të Assadit dhe Rusisë në Idlib dhe ka kërkuar që t’u japin fund këtyre sulmeve.

Stoltenberg ka kërkuar që regjimi sirian dhe Rusia ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i mbështesin përpjekjet që zhvillohen në kuadër të OKB-së për paqe dhe i ka ftuar të gjitha palët të jenë të përmbajtura.

“Të gjitha palët duhet të zvogëlojnë tensionet dhe të pengojnë përkeqësimin e mëtejshëm të kësaj situate shumë të rrezikshme dhe rrethanave të tmerrshme humanitare në rajon”, ka theksuar shefi i NATO-s.

Ndryshe, biseda telefonike midis ministrit turk Çavuşoğlu dhe kreut të NATO-s Stoltenberg erdhi pas një sulmi të regjimit sirian në Idlib, nga i cili të paktën 29 ushtarë turq ranë dëshmorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit