Shefi i policisë Qalaj: Kosova e gatshme të jetë pjesë e Europolit dhe Interpolit

Mos i humb

Në shënimin e  19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është shprehur krenar me atë që kanë bërë pjestarët e policisë, derisa ka theksuar se me kapacitete që ka krijuar Policia e Kosovës është e gatshme të jetë bëhet pjesë e Europolit dhe  Interpoli.

Duke folur për të arriturat e Policisë së Kosovës dhe veçantinë që ka anëtarësimi në Europol dhe Interpol, drejtori Qalaj, tha se në këtë drejtim po punohet me të gjithë akterët vendor e ndërkombëtarë

“Jemi duke punuar ngushtë me autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare si Interpolit dhe Europolit. Mirëpresim ndihmën e tyre lobuese për ne”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka deklaruar se 19 vjetori i Policisë së Kosovës shënon një epokë të rëndësishme për policinë.

“Jemi shumë krenar me parimet me të cilat udhëhiqet PK. Për të arritur këtë vlerë, policia është udhëhequr nga trajtimi i barabartë, respektimi i të drejtave të njeriut, paanshmëria dhe bindjet politike, transparenca”, është shprehur Qalaj.

Ai ka shtuar më tej se falë angazhimit të pashoq të pjestarëve, Policia e Kosovës është bërë shumë profesionale.

Ai ka renditur pastaj edhe për angazhimet e policisë në shumë drejtime, vetëm për të ofruar siguri më të madhe për të gjithë qytetarët barabartë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit