Shefi i Teslas, Elon Musk, do të gjykohet për shpifje

Mos i humb

Elon Musk, drejtori ekzekutiv i kompanisë automotive Tesla dhe kompanisë së aeronautikës SpaceX, do të gjykohet për shpifje për “pedofili” ndaj zhytësit britanik Vernon Unsworth, i cili kishte marrë pjesë në shpëtimin e 12 fëmijëve të bllokuar në shpellë në Tajlandë në korrik të vitit të kaluar.

Vendimi për gjykimin e Musk është marrë nga një gjykatë në Los Angeles, e cila ka caktuar seancën e parë për më 22 tetor.

Musk, i cili në rrjetin social Twitter kishte akuzuar zhytësin britanik si “pedofil”, më vonë kishte fshirë postimin e tij dhe kishte kërkuar falje nga Vernon Unsworth.

Unsworth kishte ngritur padi në Los Angeles dhe kishte kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 75 mijë dollarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit