Rukola, Shegë, Arra – Sallata Që I Shton Shije Drekës

Mos i humb

Tre nga përbërësit më të shëndetshëm të natyrës, në një kombinim perfekt sallate të shijshme.

Krejt lehtë shndërrohen në një shoqërues fantastik të çdo gatimi në vaktin më të rëndësishëm të ditës, Drekës.

Rukola, Shegë dhe Arra, siç janë të shijshme veçmas ashtu edhe të kombinuara bashkë ato krijojnë një super ushqim të shëndetshëm, ideal për të përfituar vlerat më të mira të secilës.

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira.

Shega është burim i pasur vitaminash. Ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil.

Arrat janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare, të cilat janë të pasura edhe me arra , parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.

Janë të gjitha këto të vlera të jashtëzakonshme që e kthejnë këtë sallatë në një pjatë të shëndetshme të pasur me ushqyes për organizmin.

Receta që AgroWeb.org sugjeron më poshtë është shumë popullore, padyshim e shijshme dhe mund të përgatitet shumë shpejt dhe lehtë në shtëpi.

Sallata me Rukola e Shegë – Receta  

Përbërësit

(Sasia e përbërësve zgjidhet bazuar në numrin e persanave në familje, receta më poshtë është për një familje me katër persona)

Një tas të madh me rukola

Kokrrat e një shege të qëruar

Dy lugë vaj ulliri

Një gotë e vogël me arra (Sipas preferencës edhe mund t’i thërrmoni)

Kripë

Një lugë uthull balsamike

Fetëza shumë të holla djathi kaçkavall (sipas preferencës)

Përgatitja

Pastrojmë mirë gjethet e rukolës

(Sipas preferencës, gjethet mund t’i lini të plota ose mund t’i këpusni me dorë në copëza të vogla)

Qërojmë me kujdes shegën dhe në një tas hedhim të gjitha kokrrat e saj dhe i pastrojmë

Në një tas qelqi ose pjatancë vendosim gjethet e rukolës

Kokrrat e shegës i shtojmë sipër gjetheve të rukolës

Më pas shtojmë arrat

Në fund hedhim kripën dhe vajin e ullirit

Uthullën balsamike kujdesemi t’a shpërndajmë me pika të vogla rreth gjithë sallatës

Sipas preferencës sipër sallatës vendosim edhe disa fetëza djathi kaçkavall

Kjo sallatë është fantastike në nisjen e një dreke apo edhe darke të këndshme si dhe në shoqërimin e  çdo gatimi tradicional ose jo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit