Iu gjet kokainë në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës/ Në pranga edhe një tjetër për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Mos i humb

Dy persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia e Durrësit njoftoi se është arrestuar 32-vjeçari A.H., banues në Durrës pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjetën sasi kokaine të ndarë në doza.

Gjithashtu në pranga ka rënë 31-vjeçari R.B., pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Durrës-Informacion-Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi.

Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

R.B., 31 vjeç, banues në Kuraten, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit