Shembet mbikalimi në SHBA, dhjetëra të bllokuar

Mos i humb

Një mbikalim për kalimtarët në Majemi të Floridas të SHBA-së është shembur duke bllokuar dhjetëra persona, ndërkohë që mediat raportojnë se ka edhe viktima.

Mbeten të paqarta shkaqet e shembjes së mbikalimit, por në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë filluar punimet për heqjen e rrënojave në kërkim të të mbijetuarve.

Nga shembja e mbikalimit raportohet se janë edhe disa dhjetëra makina të dëmtuara.

Mësohet se mbikalimi i shembur ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë, të shtunën e kaluar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit