Shembet një minierë në Afganistan, 30 të vdekur

Mos i humb

Në Kohistan, në provincën veriperëndimore afgane të Badakhishanit, është shembur një minierë ari, ku si pasojë kanë humbur jetën së paku 30 persona, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i provincës të Badakhishanit, Mek Mohammad Nazari, për AA deklaroi se në rajonin Shapu në Kohistan shembja e minierës ndodhi kur minatorët punonin në gërmimin e arit.

Nazari deklaroi se sipas vlerësimeve të para, në fatkeqësinë kanë humbur jetën 30 punëtorë, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar.

Ai informoi se në mesin e të lënduarve ka minatorë që janë të lënduar më rëndë dhe se ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të të vdekurve.

Nazari tha se minierën në fjalë minatorët punojnë ilegalisht në gërmime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit