Shembet një ndërtesë në Indi, 40 persona nën rrënoja

Mos i humb

Një ndërtesë katër katëshe sot në mëngjes është shembur në qytetin port të Mumbait në Indi.

Fatkeqësia ndodhi në kuartin Dongri, ndërsa në vendin e fatkeqësisë kanë arritur policia, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës.

Burimet lokale lajmërojnë se nën rrënojat e ndërtesës kanë ngelur së paku 40 persona të bllokuar.

Shërbimet kompetente për arsye sigurie evakuuan banorët nga ndërtesat e afërta.

Edhe dje në veri të Indisë ka ndodhur një fatkeqësi e ngjashme në të cilën kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur. Ndërtesa tre katëshe është shembur në qendër të qytetit Solana në provincën Himachal Pradesh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit