Shembjet në ‘Prestige Resort’, Luçiano Boçi: Sulm i pastër politik që Rama iu ka shpallur mediave!

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi iu është bashkuar reagimeve për sulmin e paprecedentë në ‘Prestige Resort’.

Boçi tha se kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.

REAGIMI I BOCIT
🚨I paimagjinueshëm imazhi që qytetarët shqiptarë shohin këtë mëngjes në një nga resortet turistike të vendit!

Në Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave News 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.

‼️Në sytë e qindra turistëve, Rama tregon se para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave të tij ai nuk vendos asgjë!

As imazhin e turizmit shqiptar dhe as lirinë e medias.

Kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.

Askush nuk duhet të heshtë!

Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit