Shenjat kur Aciditeti i Stomakut ka Nivel të Ulët – Çfarë Duhet të Bëni

Mos i humb

Niveli i ulët i aciditetit në stomak është shpesh një nga shkaqet më të anashkaluara të problemeve shëndetësore.

Ndodh që stomaku nuk arrin të prodhojë më shumë acid hidroklorik për të plotësuar nevojat tretëse të organizmit.

Mbi 90% e njerëzve që vuajnë nga urthi, gazrat dhe problemet me tretjen, kanë nivele të ulëta të acidit në stomak.

E vërteta është që pas moshës 40 vjeçare, prodhimi  i aciditetit nga stomaku nis e bie.

Megjithatë, ky prodhim ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, të cilët do t’i zbuloni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Rreziqet e Aciditetit Të Ulët Në Stomak

Acidi hidroklorik në stomak luan një rol thelbësor për tretjen dhe shëndetin e mirë.

Pasojat e nivelit të ulët të aciditetit në stomak janë si më poshtë:

Paaftësi Në Tretjen E Proteinave

Sipas të dhënave të AgroWeb.org tretja e duhur e proteinave stimulon pankreasin dhe zorrën e hollë për të prodhuar enzima dhe lëngjet biliare.

Të gjitha këto lehtësojnë tretjen e ushqyesve dhe në përthithjen e vlerave të tyre sa më lehtë nga organizmi.

Prishja E Ekuilibrave Të Acideve

Tretja problematike e proteinave krijon toksina në zorrë dhe rrit nivelin e aciditetit në gjak.

Ruajtja e pehashit të gjakut është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien.

Më Shumë Sëmundje

Acidet e stomakut shkatërrojnë mykun dhe bakteret që shoqërojnë ushqimet që hamë.

AgroWeb.org sjell në vëmendje se këto mikroorganizma dobësojnë imunitetin, nxisin mbipeshën, prishin humorin dhe shkaktojnë lodhje kronike.

Aciditeti i ulët në stomak është edhe faktor rreziku për kancerin në stomak.

Pamjaftueshmëri Mineralesh

Acidet e stomakut janë të nevojshme për përthithjen e ushqyesve.

Në mungesë të ushqyesve, trupi përpiqet të marrë sa më shumë prej kockave dhe qelizave të tjera duke i dobësuar ato.

Shenjat Paralajmëruese Të Aciditetit Të Ulët Në Stomak.

Vështirësi Në Tretjen E Mishit

Nëse ndiheni të plogësht ose ju vjen për të vjellë pasi keni ngrënë mish, do të thotë që trupi nuk po e tret dot atë.

Tretja e mishit kërkon një nivel të caktuar aciditeti në stomak.

Urth, Gazra Dhe Fryrje

Aciditeti i ulët në stomak shkakton urth pas ushqyerjes, por edhe gazra dhe fryrje.

Ushqimi në qëndron në stomak më gjatë në mungesë të acideve dhe fermentohet duke shkaktuar fryrje dhe gazra.

Ndjeshmëri Ushqimore

Nëse keni alergji ose intolerancë ndaj një ushqimi të caktuar, shkaku mund të jetë niveli i ulët i acideve në stomak.

Ekspertët thonë se këto janë dy çështje të lidhura fort me njëra tjetrën.

Pamjaftueshmëri Ushqyesish

Aciditeti i fortë në stomak na ndihmon të përthithim minerale dhe vitamina.

Mungesa e tij ul nivelin e ushqyerjes së organizmit me këto substanca të domosdoshme.

Si Të Zgjidhni Problemin E Aciditeti Të Ulët Në Stomak

AgroWeb.org ju këshillon se hapi i parë që duhet të bëni është të kryeni analizat mjekësore për të konfirmuar nëse aciditeti në stomak është në nivelet e duhura.

Së dyti, duhet të ushqeheni me produkte natyrale dhe të papërpunuara për të përmirësuar tretjen.

Së treti, duhet të merrni më shumë ushqime dhe pije të fermentuara të cilat rikthejnë ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.

Përveç të paturit kujdes me stresin që është shkatërrimtar për prodhimin e enzimave dhe aciditetit në stomak, njeriu duhet të sigurohet që të përtypë ushqimin siç duhet.

Duke e përtypur ushqimin ngadalë, do të hani më pak dhe stomaku do të bëjë punën e tij siç duhet.

Uthulla e mollës është një alternativë natyrale që nxit prodhimin efikas të enzimave të tretjes.

Ajo duhet konsumuar përpara vakteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit