Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) edhe 26 persona.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës (NCH) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi, ndërsa janë përcaktuar 26 raste të reja prej të cilave 15 me burim nga jashtë vendit dhe 11 brenda vendit.
Në anën tjetër numri i rasteve me burim nga jashtë vendit është rritur në gjithsej 1.549 prej të cilëve 670 janë liruar nga spitali. Gjithashtu në vend vazhdojnë të jenë nën trajtim 879 të sëmurë prej të cilëve 45 janë në gjendje të rëndë.
- Administrata e qytetit Wuhan, rishikon numrin e vdekjeve dhe të rasteve
Në një deklaratë qeveria lokale e qytetit Wuhan në rajonin Hubei njoftoi rishikimin e të dhënave lidhur me numrin e vdekjeve dhe rasteve të cilat u përcaktuan se nuk ishin përfshirë ose janë vonuar në regjistrimet e spitaleve gjatë periudhës së pandemisë në qytet.
Sipas shifrave të rishikuara, numrit të vdekjeve iu shtuan edhe 1.290 vdekje dhe 325 raste të reja.
Me shifrat në fjalë në territorin e Kinës gjithsej numri i vdekjeve ka arritur në 4.632, ndërsa gjithsej numri i rasteve në 82.692.
- Personeli shëndetësor ushtarak i dërguar në Hubei rikthehet në vendin e detyrës
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka miratuar largimin e personelit shëndetësor ushtarak i cili ndodhej me detyrë në rajonin Hubei në të cilin janë mbyllur spitalet e përkohshme të ndërtuara në një kohë të shkurtër.
Theksohet se kishte tejkaluar 4 mijë numri i personelit shëndetësor ushtarak i dërguar për shkak të pandemisë në rajon nga njësitë e ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.


